Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi më në fund arriti të nisë evakuimin e njerëzve fabrika Azovstal, pas disa javësh negociata, pas shumë përpjekjeve, takimeve të ndryshme, propozimeve.

“Nuk ka pasur ditë që ne nuk jemi përpjekur të gjejmë një zgjidhje që do të siguronte shpëtimin e popullit tonë”, tha Zelensky.

Ai njoftoi se do të ketë evakuime të reja nga Azovstali dhe Mariupol në tërësi.

“Organizimi i korridoreve të tilla humanitare është një nga elementët e procesit të negociatave në vazhdim. Megjithatë, është shumë e ndërlikuar që të shpëtohen 350 mijë njerëz nga zonat e luftës”, theksoi Zelensky.

/TV Malisheva

Share.