Sot Oda e Afaristëve të Kosovës ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar për disa nga problemet që kanë bizneset me bankat.

Një nga temat kryesore të diskutuara ishte taksa prej 5% për kthimin e parave të imëta në të letrës.

Pra bizneset të cilat kanë punë me para metalike për kthimin e tyre në kartëmonedha duhet të paguajnë kamatë në bankat komerciale, e të cilën e ka vendosur BQK-ja.

Me këtë të fundit thotë se është takuar kryetari i bordit Skënder Krasniqi, për t’i kërkuar heqjen e taksës.

Në lidhje me këtë problem më parë është nënshkruar edhe një peticion i cili i është dorëzuar Kryeministrit, Ministrit të Financave dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik.

Një problem tjetër i trajtuar është edhe tarifat më Master dhe Visa Cart për të cilat thanë se janë më të lartat në rajon. Ndër të tjera u diskutua edhe rritja e tarifave për regjistrimin e makinave, njofton Klan Kosova.

Share.