Disa flamujë që figurativisht shpërfaqin ambiente e emra biznesesh dhe ndërtesa me fasadë imponuese e vitrina të rregulluara me stil e shije, në rrugën Hajrullah Abdullahu në kryeqytet i bien në sy çdo kalimtari të rastit, por edhe atyre që ua kanë mësyrë këtyre objekteve. Në këto ambiente afariste që shquhen edhe për stil edhe për ambient punë shumë komod dhe atraktiv, me vite të tëra vepron dhe zhvillon veprimtarinë afariste kompania ITS, me pronar biznesmenin e suksesshëm Valdrin Gjata. Veprimtaria primare e ITS, gjithnjë, që nga fillimi në vitin 2003 e ka pasur shpërndarjen e internetit dhe  ndërtimin e funksionalizimin e TV kabllovikut në shumë lagje të Prishtinës dhe rajone të tjera të Kosovës. Kjo veprimtari e ITS vazhdon sot e kësaj dite, sado që me kapacitete më të vogëla, por me klientelë shumë të zgjedhur dhe me shërbime poashtu shumë të mira.

Veprimtari e zgjeruar afariste e biznesmenit të suksesshëm

Valdrin Gjata veprimtarinë afariste e ka filluar në moshën fare të re, në vitet e para të pasluftës. Fillimisht me kapacitete modeste të shpërndarjes së internetit dhe më vonë për t’u bërë një ndër protagonistën e dalluar privat në këtë fushë. Gjata, nuk u ndal me kaq. Duke zgjëruar rrjetin e internetit dhe të kabllovikut, shtoi vazhdimisht numrin e punëtorëve. U shqua gjithnjë edhe për raportet korrekte me punëtorët dhe me klientelën. Shërbimet cilësore dhe korrektesa në përmbushjen e afateve që shquan ITS-in dhe Gjatën në këto vite.

Në ndërkohë, Valdrini ka zgjëruar veprimtarinë biznesore në përmasa impozante. Ka hapur një tregti me rroba ekskluzive për femra dhe një depo, për shitjen e të gjitha llojeve të produkteve dhe paisjeve te pastrimit professional me shumicë për nevojat e pastrimit në objektet me rëndësi të vecantë siç janë spitalet, ndërtesat afariste dhe  prodhuese, qendrat tregtare e tj. Krahas distribuimit të detergjenteve kompania e re e Gjatës me emrin Çetin merret edhe me kryerjen edhe të shërbimeve në pastrimin e këtyre hapësirave si dhe me ofrimin e të gjitha pajisjeve të nevojshme dhe repromaterialeve të tjera sekondare të kësaj lëmie.

Edhe në këtë biznes të Gjatës janë duke u radhitur sukseset. Është zgjëruar dhe po rritet klientela dhe asortimenti i shërbimeve. Dhe, në këtë mënyrë kompania e re Çetin është bërë tejet atraktive dhe e kërkuar në tregun e kësaj fushe biznesore.

Veprimtaria më e re, ofrimi i paisjeve telekomunikuese dhe kabllove të të gjitha llojeve

Së fundi, Gjata, në ecjen e tij drejt zgjërimit të veprimtarisë afariste, ka nisur edhe një biznes tjetër, po ashtu atraktiv dhe potencialisht të suksesshëm. Ka fillua me punë me kompaninë  për ofrimin e të gjitha llojeve të kabllove të nevojshme për zgjërimin e shpërndarjes së internetit si dhe të pajisjeve telekomunikuese të të gjitha llojeve për këtë veprimtari. Në asortimentin e shumëllojshëm të kabllove, në bisnesin e ri të Gjatës ka sasi të mjaftueshme edhe për furnizimin me kabllo të të gjitha llojeve të kompanive që merren me veprimtarinë e shpërndarjes së Internetit dhe TV kabllore.

“Për nisjen e këtij biznesi vendosa pas hulumtimit dhe studimit të tregut të kësaj fushe anembanë Kosovës. Të gjithë parametrat ekonomik-financiar dhe të kërkesave aktuale më diktuan të vendos nisjen edhe të këtij biznesi. Besoj që do të kem sukses”, tregon Valdrin Gjata për biznesin e ri të posa hapur.

Të gjitha këto veprimtari kanë bërë të mundshme që të shtohet ndieshëm edhe numri i punëtorëve. Kështu, tashmë në bizneset e Gjatës janë të punësuar gjithsej 50 punëtorë. Ata të gjithë, pa përjashtim, kanë fjalë miradie për kushtet e punës, për të ardhurat dhe për raportet me punëdhënësin.

Gjata thotë se nuk do të ndalet me kaq. “Do të vazhdojë të punojë shumë, të respektojë rregullat dhe standardet e afarizmit dhe të jem korrekt me klientelën”, thotë ai, duke shtuar se nuk i frikohet asnjë sfide rreth afarizmit dhe udhëheqjes së bisnesit.

Gjata, krahas veprimtarisë së suksesshme biznesore, nuk e la anash për asnjë moment shkollimin e tij, nxënjen e diturive të reja dhe arritjen e titujve akademik. Ai sot është magjistër në shkencat ekonomike. Gjata njëkohësisht shquhet edhe për humanizëm dhe solidaritet me të tjerët. Është anëtar shumë vjeçar i Rotary Club Prishtina dhe pjesëmarrës në shumë evenimente bamirësie në vend.

Share.