Presidenti i Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko tha të martën se vendi i tij ka parandaluar një raketë të lansuar dy ditë më parë nga Ukraina, por se shteti bjellorus do të rezistojë ndaj atyre që i quajti ai ‘përpjekje për ta futur atë në luftë’ jashtë kufirit.
Qeveria e Ukrainës kishte akuzuar Rusinë të premten për ‘inskenimin e një alarmi fals’ për sulm ajror në Bjellorusi nga Ukraina për të prodhuar një shkas për aleatin e afërt të Moskës për t’iu bashkuar luftës.
“Ju kam paralajmëruar se ata do të në na nxisin të bashkohemi në këtë operacion, në këtë luftë”, u tha Lukashenko ushtarëve bjellorusë, sipas agjensisë së lajmeve BelTA.
“Nuk kemi çka kërkojmë atje dhe ne nuk jemi ftuar. Unë dua ta përsëris përsëri: Ne nuk do të përfshihemi në këtë operacion që Rusia e ka nisur në Ukrainë”, citohet të ketë thënë Lukashenko.
Sido që të jetë, ai theksoi se durimi i Bjellorusisë nuk është i pafundmë. Lideri bjellorus tha se raketa ishte shkatërruar nga Bjellorusia me ndihmën e Rusisë mbi zonën e Pripyat, afër kufirit me Ukrainën.
“Pse ndodhi ajo?” tha ai. “Për të na ngacmuar, kështu që ne të përgjigjemi. Por ne nuk jemi aq të marrë. Nëse ne përgjigjemi, ne do ta bëjmë mirëfilli, kështu që ajo do të ndjehej nga të gjithë”,shtoi ai.
Megjithatë, nuk u sqarua se si do të përfitone Ukraina nga futja e Bjellorusisë në luftë përkrah Rusisë.
/TV Malisheva