Banka Kombëtare e Kosovës po vazhdon të sjellë avancime sa i përket shërbimeve në sektorin bankar në Kosovë. Kjo me qëllim të investimeve në implementimin e shumë projekteve që synojnë transformimin dhe digjitalizimin e shërbimeve. “Smart Invest”, është produkti i ri i cili është prezantuar në eventin e fundvitit me klientë, më 19 dhjetor, 2019.

Platforma e investimeve u prezantua për pjesëmarrësit e eventit në mënyrë interaktive, duke bërë sondazhe të menjëhershme me ta për të kuptuar pritjet e tyre nga një platformë investimesh.

Muharrem Inan me origjinë nga Turqia, është udhëheqës i Thesarit dhe Institucioneve Financiare. Ai tregon se po synojnë t’u ofrojnë klientëve transaksioni fikse, të sigurta me bankën.

Inan: Ne po ofrojmë një produkt 100 për qind vendor

 

” Që nga fillimi i vitit 2019 Banka Kombëtare Tregtare ka ndërmarrë shumë projekte që synojnë transformimin dhe digjitalizimin e shërbimeve ndërsa gjatë transformimit të produkteve dhe shërbimeve ekzistuese banka gjithashtu ka filluar të zhvillojmë produkte të reja të cilat përbëjnë momente historike jo vetëm për BKT në Kosovë por për të gjithë sektorin bankar në Kosovë. Në këtë drejtim në eventin tonë për fundvit me klientë, ne ua prenzantuam këtë produkt klientëve tanë përmes bashkëbisedimeve në pauzë për të kuptuar se çfarë presin nga platforma jonë e investimeve, ne pamë që klientët po përdorin platforma me interes të lartë financiar. Në jetën time të përditshme kam parë që klientët po përdorin platformë investimesh nga vendet e tjera, dhe e pamë të arsyeshme se pse të mos e krijojmë produktin tone, pse të mos ua mundësojmë klientëve tanë të përdorin një produkt 100% vendor dhe kjo ishte historia sesi fill uam me një projekt të tillë”, tregon ai.

Inan thotë se duan të nxisin klientët që të përdorin këtë produkt, për çka thotë se është nevojë për tregun vendor të Kosovës, derisa tregon se çka saktësisht është ky produkt.

Inan: Ne ofrojmë këtë platformë përmes e-banking ose mobile banking

 

“Siç e thashë këtë produkt në tregun vendor të Kosovës unë e shoh si një një nevojë sepse ne mund ta shohim që njerëzit janë të familjarizuar me instrumentet e tregtisë, instumentet financiare dhe tregjet financiare ndërkombëtare, por ata nuk kanë një qasje direkte në ato tregje, kështu që ajo se çfarë ne bëjmë është që ne e ofrojmë këtë platformë investimesh drejtpërdrejt përmes e-banking ose mobile banking, në mënyrë që ata të kenë qasje të drejtpërdrejtë në tregti, ata nuk kanë nevojë të telefonojnë askënd apo t dërgojnë ndonjë email tek ndokush, krejt çka duhet të bëjnë është ata thjesht duhet të hyjnë në e-banking e tyre, të hapin llogarinë e tyre pas kësaj ata tregtojnë vetë në mënyrë të pavarur”, shton ai.

Ky produkt sipas tij tani e tutje do t’ua mundësojë klientëve të jenë në gjendje të investojnë në tregjet ndërkombëtare financiare, siç janë Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Japonia apo Gjermania, por edhe në vendet tjera si Peru, Afrika e Jugut.

Inan: Mund të ketë qasje në lajmet e tregut financiar

 

“Ata mund të bëjnë analiza teknike brenda kësaj platforme, ata mund të kenë qasje në lajmet e tregut financiar, dhe normalisht edhe brenda në banka që po mundohemi për të hyrë në të dhënat e tregjeve direkte, por ne po sigurojmë të gjitha falas për klientin tanë. Ata nuk duhet të paguajnë ndonjë tarifë mirëmbajtjeje ose sh rbimi kur marrin këtë platformë nga ne. Pra, dhe përtej kësaj, klientët pasi të fillojnë të investojnë, ne u sigurojmë atyre të shohin historinë e llogarisë të tyre, ata mund të shohin lëvizjet e llogarisë , ata mund të shohin analizën e performancës, ata mund të shohin pasqyrat e tyre të fitimit dhe humbjes. Çfarëdo që ju duhet, në lidhje me aktivitetet e tyre, që nga fillimi i platformës ata mund ta përdorin atë në çdo kohë pa pyetur ndonjë personel të degës ose këdo, është e drejtë, ajo që duhet të bëjnë është të hapin platformën, thjesht të shkojnë në faqen e tyre të llogarisë dhe ti shohin të gjitha këto informacion”, tregon ai.

BKT do të organizojë sesione trajnimi dhe do të shpërndajë buletine të ekonomisë për klientët, në mënyrë që këta të fundit të njihen me shërbimin më të ri bankar në treg

Share.