Javën e kaluar asistim si titullar, tani gol dhe sërish si futbollist që ka zbritur në fushë nga minuta e parë.
Blendi Idrizi po e rikthen formën e vjetër dhe ka zënë vend në formacionin e Schalke 04, duke qenë edhe vendimtar.
Mesfushori gjilanas ka arritur të realizojë gol në fitoren e madhe të Schalke 04 në udhëtim te Hansa Rostock me rezultat të pastër 0-2.
25-vjeçari u gjend mjaft bukur në zonë në minutën e 72-të dhe me një gjuajtje të bukur realizoi golin e epërsisë.
Ishte ky goli i parë për reprezentuesin nga Kosova këtë edicion me fanellën e Schalke 04, derisa ishte lojtari më i mirë në fushën e blertë.
Pas kësaj fitore Schalke i ik fundit në Bundesliga 2, duke u renditur në pozitën e 13-të me 19 pikë.
🇩🇪 Goal: Blendi Idrizi | Hansa Rostock 0-1 FC Schalke 04pic.twitter.com/wohS8qw7Fk
— FootColic ⚽️ (@FootColic) December 10, 2023