- Reklamë e sponsorizuar -
Blerim Thaçi drejtor në Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në Malishevë përmes rrjetit social, facebook ka uruar nxënësit për fillimin e vitit shkollor 2020/21. Ai ka kërkuar: ”që të u përmbaheni rregullave dhe masave të rekomanduara nga institucionet, Drejtoria për Arsim dhe Edukim iu uron përzemërsisht një vit të mbarë shkollor duke iu dëshiruar suksese të shumta në çdo hap mësimor”
Postimi i plotë
Të nderuar prind
Të nderuar mësimdhënës
Të dashur nxënës
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, edhe pse me vonesë , por duke ju dëshiruar fat dhe duke kërkuar nga ju që të u përmbaheni rregullave dhe masave të rekomanduara nga institucionet, Drejtoria për Arsim dhe Edukim iu uron përzemërsisht një vit të mbarë shkollor duke iu dëshiruar suksese të shumta në çdo hap mësimor. Suksesi i vitit shkollor kërkon angazhimin e njëmend të personelit arsimor, prindërve dhe nxënësve e gjithë shoqërisë sonë. Besojmë që do të u gëzohemi rezultateve sa më cilësore në procesin edukativo arsimor!
Urime!
- Reklamë e sponzorizuar -