Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka plot shtat muaj që nuk e ka takuar bashkëshorten e tij, modelja Afrona Dika.

Kjo e fundit ka qëndruar në Zvicër te familjarët e saj, teksa edhe izolimi për shkak të pandemisë globale e zuri atje.

Ajo nuk pati mundësinë të vijë në Kosovë për muaj të tërë, e njëjtë ndodhi edhe me Bleron i cili nuk mund të fluturonte jashtë shtetit.

Këngëtari madje u sëmur me virusin COVID-19, ndaj dhe karantinimi i tij zgjati shumë më tepër.

Kështu më në fund pas shtatë muajsh, ai është gati për udhëtimin e tij të parë, për të shkuar në Zvicër dhe takuar gruan e tij.

Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka shfaqur një imazh të pasaportës, teksa në mbishkrimin e saj shkroi: “Mbas shtatë muaj pushim prej fluturimeve. Afrona Dika, shihemi së shpejti e dashur”.

Ndërkohë, edhe Afrona e ka publikuar në InstaStory një fotografi të Blero gjatë fluturimit, duke e shoqëruar me imazhin: “Mezi pres të të shoh”. /TV Malisheva

Share.