Artisti i njohur shqiptar, Blero, prej disa ditësh ka qenë duke punuar në këngën e re.

“Deri dje” mban titullin projekti, të cilin siç duket tashmë e ka finalizuar të plotë.

Ai së fundmi ka njoftuar fansat se kjo këngë pritet të publikohet ditën e sotme.

Me anë të një postimi të ndarë në InstaStory, Blerim Muharremi (emri i vërtetë) tregon se lansohet në orën 18:00 dhe se protagoniste e klipit është bashkëshortja e tij, Afrona Dika.

“Nesër…18:00”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë ku ka etiketuar edhe produksionin ‘Imagine Films’ – që duket se qëndron prapa kësaj kënge.

Ndryshe, i fundit projekt i lansuar nga Blero mban titullin “Merri sytë e mi”, i cili deri më tani ka mbledhur një milion klikime në YouTube. /TV Malisheva

Share.