Amerika do të jetë gjithmonë në krah të Izraelit. SHBA-të kurrë nuk do të ndalen për ta mbështetur Izraelin, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, gjatë vizitës së tij urgjente sot në Tel Aviv.

Ndër të tjera zyrtari i lartë amerikan pohoi se “shteti i Izraelit mund të jetë mjaftueshëm i përgatitur për të mbrojtur vetveten, por për aq kohë sa Amerika do të ekzistojë ju kurrë nuk do jeni vetëm, sepse gjithmonë do të jemi përkrah jush”.

Gjatë konferencës për shtyp, po ashtu Blinken pohoi se ka biseduar me Kryeministrin Natanyahu, për të shmangur aktet që do të dëmtonin civilet.

Sipas top diplomatit amerikan, çdo shtet ka të drejtë dhe obligim për ta mbrojtur vetën, dhe të marrë masa që akte të tilla të mos përsëriten kurrë, mirëpo respekti dhe mbrojtja e civilëve është ajo që i dallon shtetet demokratike nga organizatat sikur se Hamasi.

Ai në fund nuk la pa e kujtuar se Hamasi nuk e përfaqëson popullin palestinez.

/TV Malisheva

Share.