Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot ka deklaruar se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të bëjnë kompromise të vështira për të arritur normalizim të marrëdhënieve.

Ai ka potencuar se është i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet.

“Përshëndeta angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd. Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe nga Kosova do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha.”, është bërë e ditur në urimin e Blinken-it për Ditën e Shtetësisë së Serbisë.

Gjithashtu, Blinken i ka bërë thirrje Serbisë që të mbështesë Ukrainën kundër luftës së paprovokuar, brutale të Rusisë.

/TV Malisheva

Share.