Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se kontributi i Nishanit për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA do të jenë trashëgimia e tij.

“Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme”, ka shkruar Blinken.

Nishani ka ndërruar jetë më 28 maj, nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës me COVID. Ai ishte 56-vjeç.

Ai u zgjodh president i Shqipërisë në vitin 2012 dhe shërbeu në këtë pozitë deri më 2017. Ishte avokues për njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe të përfshirjes së saj në nismat rajonale./TV Malisheva

<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>We share in the sorrow of the Albanian people on the passing of former President Bujar Nishani. His contributions to U.S.-Albanian relations and our enduring partnership will leave a lasting legacy. <a href=”https://t.co/VLF4AKQeBp”>https://t.co/VLF4AKQeBp</a></p>— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) <a href=”https://twitter.com/SecBlinken/status/1531382936452358148?ref_src=twsrc^tfw”>May 30, 2022</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>

Share.