Kreu i diplomacisë amerikane Antony Blinken ka konfirmuar zyrtarisht se SHBA do t’i dërgojë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 1.85 miliardë dollarë, e cila përfshin transferimin e sistemit raketor Patriot të destinuar për mbrojtjen ajrore.
“Armët prej 1 miliard dollarësh duhet t’i sigurojnë Ukrainës një mbrojtje ajrore më të fortë dhe aftësi precize sulmi ajror, dhe një pjesë e paketës me vlerë 850 milionë dollarë shtesë lidhet me “ndihmën e sigurisë”, tha Blinken.
Mihajlo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, tha më herët se Zelenskiy do t’i kërkojë Kongresit amerikan “shumë armë” sonte, raporton BBC.
Përpara udhëtimit të tij të parë jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, Zelensky tha se shpresonte të “forconte qëndrueshmërinë dhe aftësitë mbrojtëse” të Ukrainës gjatë vizitës së tij në Uashington, ku do të pritet nga Joe Biden, si dhe Kongresi i SHBA-së.
Këshilltari i tij Podolyak tha se vizita tregon “një nivel të lartë besimi midis Amerikës dhe Ukrainës” dhe shtoi: “Ajo do t’i japë fund përpjekjeve të palës ruse, e cila dëshiron të shtyjë tezën për gjoja ftohjen e marrëdhënieve tona. ”
“Kjo, natyrisht, nuk është as afër së vërtetës. Shtetet e Bashkuara mbështesin pa diskutim Ukrainën,” tha ai.