Sekretari i Shtetit Antony Blinken kërkoi sot nga Rusia që të lejojë ukrainasit të largohen nga qytetet që përballen me bombardimet e pamëshirshme të trupave ruse.

“Rusia ka pushtuar Ukrainën pa arsye. Ajo duhet të respektojë korridoret humanitare që lejojnë njerëzit të largohen nga qytetet e rrethuara”, tha Blinken.

Ndryshe, sot rusët kanë sulmuar spitalin e fëmijëve dhe maternitetin në Mariupol, pas të cilit erdhi reagimi i kryeministrit britanik Boris Johnson.

“Pak gjëra janë aq të çoroditura sa synimi i njerëzve të pambrojtur dhe të pafuqishëm,” shkroi Johnson në Twitter.

Ai shtoi se Britania e Madhe po heton të gjitha mënyrat e tjera që mund të ndihmojë Ukrainën të mbrohet nga sulmet ajrore dhe se qeveria britanike e konsideron presidentin VLadimir Putin përgjegjës për krimet e tmerrshme.

Share.