Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur për udhëtimin e tij në Kiev, duke thënë se ishte një shans për të demonstruar fuqishëm mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për qeverinë ukrainase.
Ai ka thënë se gjatë takimit me zyrtarët, presidenti i Ukrainës Zelensky shprehu vlerësimin e tij për udhëheqjen e Presidentit Joe Biden dhe bujarinë e SHBA-së ndaj Ukrainës, raporton BBC.
Blinken ka shtuar se Rusia vazhdon të përpiqet të brutalizojë pjesë të Ukrainës, por ukrainasit po qëndrojnë të fortë. Ai gjithashtu thotë se Moska po dështon në qëllimet e saj të luftës, ndërsa Ukraina po ia del.
Sekretari i Shtetit ka thënë se një Ukrainë sovrane dhe e pavarur do të jetë shumë më gjatë se sa është në skenë Vladimir Putin i Rusisë.
/TV Malisheva