Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria e Mynihut për plagosjen e Kasia Lenhardt, ish-e dashura e tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë më parë, pasi rezultatet e ekzaminimit të autopsisë zbuluan që modelja kishte një vesh të këputur.
Një lajm jo i mirë për mbrojtësin e Bayernit, pas ndeshjes së fituar 4-1 nga gjermanët në “Olimpico” kundër Lazios.
Lajmi u raportua nga “Bild”, që citon fjalët e kryeprokurores, Anne Leiding:
“Procedimi u rihap më 10 shkurt 2021, sepse ne kemi marrë informacione të reja në kuadër të hetimit për vdekjen që ndodhi në Berlin, që mund të japë indikacione për një vazhdim të mundshëm të procedimit. Hetimi është ende në vazhdim”. /TV Malisheva