Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka reaguar ashpër kundër mendimit të bashkëpartiakut të saj, Eman Rrahmani i cili u shpreh se Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor cenon familjen.
Bogujevci u shpreh se ky ligj është i rëndësishëm, prandaj ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë.
Bogujevci: Shkenca më dha mundësinë të bëhem nënë pa pasur nevojë për një burrë
“Kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me determinua për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, diçka që nuk parashihet me pjesën e burrave. Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limituar në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqëri mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktuar. Përderisa, unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi çfarë ka ofruar shkenca të ma mundësojë atë të drejtë e jo të ma determinojë një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për të pasur mundësi të bëhem nënë”, tha Bogujevci.
Projektligjipër shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor nuk arriti të marr mbështetjen e deputetëve.
/TV Malisheva