Legjenda ukrainase e boksit, Wladimir Klitschko thotë se ishte i lutmur teksa pa Tyson Fury-n të fitonte përballë, Dillian Whyte të shtunën në mbrëmje.
“Gypsy King” mposhti Whyte para 94 mijë të pranishmëve në stadiumin “Wembley, duke ruajtur titullin kampion në peshat e rënda WBC.

Fury fillimisht u bë kampion bote duke mundur Klitschko-n në vitin 2015 për titujt e peshave të rënda IBF, IBO, WBA dhe WBO. Pasi mundi edhe Deontay Wilderin për titullin WBC, britaniku mban çdo rrip të peshave të rënda.
Klitschko, i cili aktualisht ndodhet në vendlindjen e tij në Ukrainë, duke luftuar kundër pushtuesve rusë me vëllanë Vitali, pohoi se ai mund të përpiqet të kthehet në ring dhe të sfidojë Fury-n kur të përfundojë konflikti.

“Jam i kënaqur që Tyson Fury fitoi”, tha ai.
“Nuk dua të premtoj asgjë të madhe, por nëse lufta në Ukrainë së shpejti do të marrë fund… Nëse jam në gjendje të mirë, kush e di? Ndoshta do ta kem këtë ëndërr për të thyer rekordin e George Foreman”, vijoi legjenda ukrainase.
Situata në Ukrainë është shumë e tensionuar, por përfundimi i luftimeve mes dy vendeve nuk duket i afërt për momentin.

Dy vëllezërit Klitschko janë ish-kampione bote. Wladimir është vëllai më i vogël dhe në moshën 46-vjeçare, ai ka ende një shans për të hyrë në histori. Megjithatë për të thyer rekordin e Foreman-it, nuk ka shumë kohë.
Amerikani, aktualisht 73-vjeçar, në atë kohë ishte 46-vjeç e 169 ditë, kur arriti të mposhte Michael Moorer-in për titujt e peshave të rënda WBA dhe IBF.

Klitschko mbushi 46-vjeç në mars, kështu që ai ka rreth 138 ditë për t’u rikthyer në stërvitje dhe për të fituar një titull nga Fury ose nga bashkëatdhetari i tij, Oleksandr Usyk. Gjë që për momentin nuk duket shumë e mundshme.
Teksa Klitschko kërkon të rikthehet në ring, Fury po bën krejt të kundërtën. 33-vjeçari tha para mbrojtjes së titullit kundër Whyte se do të largohej nga boksi, pavarësisht nga rezultati dhe pas fitores së tij mahnitëse./TV Malisheva