Federata e Boksit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që klubet të kthehen në stërvitje në fillim të muajit qershor, saktësisht më 1 dhe 2 qershor, duke respektuar rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Klubet gradualisht të rikthehen në objektet sportive dhe në ambiente të hapura.
Kujtojmë që stërvitjet në këtë sport janë ndërprerë në muajin mars për shkak të shfaqjes së koronavirusit.