Neymar mundet që shumë lehtë ta mbyllë këtë verë aventurën e tij në Paris Saint-Germain, raporton TV Malisheva.
Klubi francez ka shprehur gatishmëri ta largojë brazilianin, derisa ky i fundit ende nuk ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë.
Kontrata aktuale e Neymarit me PSG-n është valide deri në verën e vitit 2026.
Gazeta franceze “Le Parisien” raporton se Neymari i është ofruar Manchester Cityt.
Por, nëse arrihet një marrëveshje, Bernardo Silva mund ta lë Man Cityn dhe t’i bashkohet PSG-s.
/TV Malisheva