Neymar nuk ka më dëshirë që të luajë me fanellën e PSG, teksa sipas të përditshmes “Sport” braziliani ka vendosur që të mos aktivohet në miqësoret që ekipi parisien do të luajë para sezonit.

Futbollisti i njohur ka arritur akordin me klubin blaugrana për transferimin gjatë kësaj vere (merkato mbyllet më 2 shtator), por po haset shumë vështirësi në gjetjen e gjuhës së përbashkët për rikthimin te katalanasit.

“Sjellja e Neymar ka bërë që klubi francez të humbasë durimin duke krijuar probleme të shumta. Për momentin braziliani ka nisur përgatitjet me ekipin në Kinë, i detyruar që të ishte i pranishëm edhe për shkaqe komerciale”, shkruan gazeta “Sport”.

Sipas “L’Equipe”, Barcelona nuk ka bërë ende asnjë prezantim zyrtar. Drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo, do të udhëtojë në kinë për të bindur Neymar që të qëndrojë të paktën edhe një sezon.

Share.