Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas situatës në Gaza, ku u bombardua një spital.
Osmani në platformën “X” ka shkruar se jetët e pafajshme duhet të mbrohen.
“Është shkatërruese të shohësh pasojat në jetëra të njerëzve me qindra viktima civile pas bombardimit të një spitali në Gaza, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Jetët e pafajshme duhet të mbrohen. Fatkeqësisht, janë civilët ata që vuajnë më shumë në çdo konflikt”, ka shkruar Osmani.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të martën se ushtria e Izraelit e ka bombarduar një spital në qytetin e Gazës, i cili ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, duke i vrarë qindra prej tyre, raporton Associated Press (AP).
Izraeli i ka mohuar pretendimet se e ka bombarduar spitalin.
It’s devastating to see the consequences in human lives with hundreds of civilian casualties following the bombing of a hospital in Gaza, including women & children.
Innocent lives must be protected. Unfortunately, it is the civilians who always suffer the most in any conflict.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 18, 2023
/TV Malisheva