Giacomo Bonaventura sapo është kthyer në fushën e gjelbër pas një lëndimi të rëndë që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.

30 vjeçari tanimë ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e fundit për Milanin, që nuk ka pësuar asnjë humbje me Bonaventurën si startues.

Mirëpo, italiani ka nisur të mendoj për të ardhmen e tij, pasi që aktualisht është në vitin e fundit të kontratë së tij me rosonerët.

Sipas asaj që shkruan Calciomercato, Bonavetura dëshiron të qëndrojë tek rosonerët mirëpo do të presë edhe ndonjë ofertë nga klubet tjera deri në muajin shkurt, transmeton KosovaPress.

Arsyeja është se ish-mesfushori i Atalantës dëshiron t’i japë vetes një shans për të gjetur një klub të ri nëse nuk zgjatet një kontratë me kuqezinjtë.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Milanit janë jashtëzakonisht të mahnitur pasi kanë parë rikthimin e italianit dhe tani janë të gatshëm t’i ofrojnë mesfushorit qendror një kontratë të re.

Share.