Në takimin e rregullt të këtij muaji Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës ka  ndërmarrë një sërë veprimesh të rëndësishme për korporatën.

Në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i KEK-ut ka miratuar buxhetin e rishikuar për vitin 2020, i cili rregullon dhe balancon të hyrat dhe shpenzimet për shkak të ndikimeve të ndryshme, me theks të veçantë shtyrjen e projekteve kapitale si pasojë e pandemisë Covid-19. Në kuadër të buxhetit të rishikuar është përfshirë edhe ndarja e mjeteve për Studimin e Fizibilitetit për Termocentralin Kosova A. Në këtë aspekt janë përfshirë ulje të shpenzimeve për disa kategori të caktuara.

Me qëllim të inventarizimit të pronës Bordi i Përkohshëm i KEK-ut ka udhëzuar trajtimin e çështjeve pronësorë përmes një Task Force të Brendshme,

Për më tepër, në këtë takim është vendosur mbështetja e opsionit të inxhinierëve dhe të ekspertëve

të KEK-ut për përcaktimin e Fushës VERI N1 (Sibovci Jug-Perëndimor) si orientim strategjik i korporatës për prodhimin e qymyrit, dhe në këtë kontekst Bordi ka kërkuar shqyrtimin e arsyeshmërisë të vendimeve dhe punëve (kontratave) të kryera në zonën JUG (S.1.2).

Ndërsa për menaxhimin e punëve ditore në gjendjen e pandemisë COVID-19 është udhëzuar menaxhmenti për aplikimin e punës on-line, përfshirë edhe takimet me palë të treta (Operatorë Ekonomik, Institucione, Palë të interesuara) sipas mundësive.

Fare në fund Bordi i Përkohshëm ka vendosur t’i adresohet një kërkesë zyrtare për auditim të

Përgjithshëm në KEK Zyrës Kombëtare të Auditimit – ZKA./Tv Malisheva

Share.