Mëngjesi i sotëm ka nisur me reshje bore. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se vranësirat e dendura që kanë përfshirë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike.
Në fushat termike do të ketë rritje, sidomos ditën e hënë, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 8 gradë Celsius, derisa temperaturat minimale zbresin deri -7 gradë Celsius (ditën e premte).
Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./TV Malisheva