Kryeministri britanik Boris Johnson ndjehet mirë pas daljes nga terapia intensive, por shërimi i tij është në një fazë të hershme, deklaroi zëdhënësi i tij.
“Kryeministri është në hapat e parë drejt shërimit dhe ai do të marrë këshillat e tij nga ekipi i tij mjekësor”, tha zëdhënësi kur u pyet se kur do të kthehej në punë lideri britanik.
Johnson u shtruar në Spitalin Shën Tomasi të dielën në mbrëmje, pas kollës së vazhdueshme dhe temperaturës së lartë.
Ai njoftoi në fund të muajit mars se ishte infektuar me koronavirus. Simptomat e tij përfshinin temperaturë të lartë dhe kollë.
Për rreth dhjetë ditë, kryeministri britanik qëndroi në vetëizolim në shtëpi, mirëpo simptomat e vazhdueshme e detyruan të shtohej në spital./Tv Malisheva