Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka udhëtuar për në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Ai ka zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Këtë e bëri të ditur Ambasada e Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, e cila postoi një fotografi të Johnsonit dhe Zelenskyt në Twitter me mbishkrimin “Surprizë”.
UK's Boris Johnson met with Ukraine President Volodymyr Zelensky in Kyiv, according to senior Ukrainian official.
(credit: Embassy of Ukraine to the UK) pic.twitter.com/IgHdzYVtCj— CBC News Alerts (@CBCAlerts) April 9, 2022
Shumë liderë botërorë kanë filluar që të shkojnë në Ukrainë për t’i dhënë mbështetje.
Kujtojmë se kancelari austriak, Karl Nehammer dhe presidentja e BE-së, Ursula von der Leyen kanë qenë në Ukrainë këtë fundjavë.
/TV Malisheva