Qyteti Borodjanka është ndër më të shkatërruarit në Ukrainë. Zonat e minuara duan deri në 5 vite të pastrohen.

Pas largimit të trupave ruse, autoritetet kërkojnë të zhdukurit. Në hyrje të qytetit të Borodjanka, janë ende të dukshme gjurmët e shkatërrimit të lëna nga ushtria ruse, e cila tanimë është drejtuar në lindje.

Për disa javë forcat ruse qëndruan 40 km larg Kievit. As statuja e poetit Taras Schevchenko, nuk u shpëtoi sulmeve dhe plaçkitjeve të njëpasnjëshme.

Alexander, banor në Borodyanka: “Atje ura u hodh në erë, nuk mund të kalosh, kishte vetëm një rrugë kalimi. Dhe ata qëllonin këtu, bënin çfarë të donin. Hynë në çdo ndërtesë. Njerëzit thonë se rusët sollën mjete prerëse”.

Dhe kur u larguan, rusët lanë qindra mina të shpërndara nëpër qytet.  Autoritetet lokale kanë frikë se çmontimi i tyre mund të zgjasë deri në 5 vjet.

Por para kësaj, ata duhet të dinë se çfarë ka nën rrënoja. 26 persona tashmë janë shpallur të vdekur. Por më shumë se 200 mungojnë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se Borodjanka mund të jetë edhe më keq se Buça.

Halyna, banore në Borodyanka: “Ne ikëm. Mirë që kisha një makinë. Tanket filluan të vijnë. Mora një telefonatë, hipa shpejt në një makinë dhe shkova në fshat me burrin tim. Djali im qëndroi këtu. Mendoj se është nën rrënoja sepse nuk e gjejmë,. ne shpëtuam.”

Sérgio Ferreira de Almeida, Euronews në Ukrainë: “Bodrumi i kësaj godine që shohim këtu pas meje, i shkatërruar tërësisht, ka shërbyer si strehë për dhjetëra civilë gjatë pushtimit rus. Tani ekipet e emergjencës po punojnë për të shpëtuar çfarë munden dhe kanë frikë se nën rrënoja fshihet edhe skenari më i keq”.

/TV Malisheva

Share.