“Duhet të ndihmohet Ukraina, por edhe të shmanget përshkallëzimi dhe hyrja në luftë me Rusinë, sepse në atë rast do të fillonte Lufta e Tretë Botërore”, tha sot shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrel.
“Një gjë është e qartë: ne duhet të ndihmojmë Ukrainën sa më shumë që të jetë e mundur, por gjithashtu të shmangim përshkallëzimin e luftës. Ne duhet të parandalojmë përhapjen e luftës në vendet e tjera dhe të shkojmë në luftë me Rusinë. Do të ishte Lufta e Tretë Botërore”, tha Borrel në një intervistë për radion franceze France info.
I pyetur për mundësinë e një embargoje evropiane ndaj gazit dhe naftës ruse, siç është vendosur nga Shtetet e Bashkuara, ai vlerësoi se do të ishte shumë më e vështirë për Bashkimin të bënte një zgjedhje të tillë.
/TV Malisheva