Kreu i diplomacisë së BE-së Josep Borrell deklaroi sot se blloku nuk do të lejojë që Ukraina të mbetet pa pajisje ushtarake, ndërkohë që lufta kundër Rusisë vazhdon në territorin e saj.

“Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që Ukrainës t’i mbarojë pajisjet,” tha Borrell pas takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së.

Ai tha gjithashtu se ministrat e mbrojtjes të BE-së mbështetën ndarjen e 500 milionë eurove shtesë për Ukrainën për ndihmë ushtarake.

Sipas tij, BE-ja ka burime të mjaftueshme për të vazhduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën në të njëjtin nivel.

“Një mbështetje e tillë është veçanërisht e rëndësishme, sepse tani është faza vendimtare në luftimet në Donbas”, tha kreu i diplomacisë së BE-së.

Ai shtoi se ushtria ruse kishte pësuar humbje mbresëlënëse nëse numrat dhe raportet dalin të sakta.

“Nuk do të guxoja të supozoja se sa kohë mund të rezistojë Rusia. Nëse është e vërtetë se Rusia ka humbur 15 për qind të trupave të saj që nga fillimi i luftës, ky është një rekord botëror për humbjet e një ushtrie që pushtoi një vend”, tha Borrell.

 

Share.