Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell paralajmëroi për rrezikun që vendet jashtë Evropës, mbi të gjitha Kina dhe Rusia, do të përfitojnë nga pandemia e koronavirusit, për të shtrirë ndikimin e tyre politik në vendet e Evropës, nëse BE dështon të sigurojë një përgjigje adekuate ekonomike ndaj krizës.
“Ekziston rrezik që Kina dhe Rusia të shfrytëzojnë krizën e shkaktuar nga përhapja e epidemisë së koronavirusit për të shtuar ndikimin e tyre politik në vendet individuale evropiane, në dobi të interesit të tyre politik për të nxjerrë në pah rolin e tyre gjeopolitik,”tha Borrell për gazetën italiane Repubblica/TV Malisheva/