Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të njoh asnjë kilometër katror tokë ukrainase të marrë nga Rusia. 

“Nuk do të njohim asnjë kilometër katror tokë ukrainase të marrë nga Rusia”, theksoi Borrell në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të 27 vendeve te BE-së, raporton atsh.

“Ne nuk do të lejojmë asnjë pjesë të Ukrainës që pretendohet nga Moska. Ne kemi tre teste për të kapërcyer dhe ato janë lufta, qëndrueshmëria dhe legjitimiteti ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

/TV Malisheva

Share.