Në Mal të Zi, Këshillit Kombëtar Boshnjak ka paralajmëruar se pjesëtarët e popullit boshnjak do të heqin nga mbiemrat e tyre prapashtesat ”iq” dhe ”viq”. Krerët e këtij këshilli thanë për gazetën lokale të Sanxhakut se boshnjakëve këto prapashtesa iu janë shtuar dhunshëm nga viti 1912, prej se Sanxhaku atë kohe u fut në përbërje të Serbisë dhe të Malit të Zi.
Ai shtoi se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë kombëtar me rëndësi të jashtëzakonshme.

Popullsia boshnjake e kësaj zone pa asnjë mëdyshje që kanë prejardhje shqiptare. Në një opinion të një qytetari nga Novi Pazari ai e potencon hapur këtë:

”Edhe mbiemrit tim në mënyrë të dhunshme ja kanë shtuat prapashtesën ”iq” por duke falënderuar Zotin ne do ta rikthejmë mbiemrin që kemi pasur para 100 viteve.

Unë jam krenar që jam shqiptar, por edhe me vjen turp që nuk di gjuhën shqipe”, shkruan në mes te tjerave ky qytetar.

Në lidhje me këtë tematikë në Mal të Zi shumë shqiptarë vazhdojnë që ti mbajnë këto prapashtesa edhe pse procedura e ndërrimit të mbiemrit duhet thënë së është shumë e lehtë. Mjafton një kërkesë pranë organeve përgjegjëse dhe afati i shqyrtimit dha aprovimit të saj është shumë e shpejtë. Akoma nuk ka informacione se një kërkese e tillë është refuzuar.

Share.