Në 24 orë të fundit, 346 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në Bosnje dhe Hercegovinë.
Deri më tani 146 persona kanë rezultuar pozitivë në Republikën Serbe, 197 në Federatën e BiH dhe tre në rajonin e Brckos. Gjithsej 207 persona u shëruan.
Në 24 orët e fundit, 1126 njerëz u testuan në Federatën e Bosnje-Hercegovinës nga të cilat 197 ishin positive.
Janë raportuar raste të reja në Una-Sana, Bosnjën qendrore, Zenica-Doboj, Herzegovinë-Neretva, Hercegovina, Tuzla, Bosansko Podrinje dhe Kantoni Sarajevo.
Në Republikën Serbe, në 24 orët e fundit u testuan 655 mostra, nga të cilat 146 ishin pozitive. /Tv Malisheva