Kancelari Olaf Scholz (SPD) e ka quajtur luftën e agresionit rus në Ukrainë si një ngjarje të veçantë. Ai ka thënë se pas kësaj lufte, bota nuk do të jetë më si më parë.
“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është katastrofa më e madhe e kohës sonë. Bota pas kësaj lufte agresioni dhe shkatërrimi nuk do të jetë më si më parë. Lufta mizore e agresionit dhe shkatërrimit të Rusisë shënon një thyerje radikale me rendin e paqes evropiane pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.
Shumë njerëz të ‘zgjuar’ do ta kishin konsideruar të pamundur një përshkallëzim të tillë pas vitit 1989″ ka thënë Scholz.
/TV Malisheva