E-Class nga Mercedes futet në listën e veturave limuzinë më të kërkuara në tregun botëror, derisa versioni AMG i shton epitetin e veturës sportive tejet të fuqishme.
Brabus 800 E-Class nga Mercedes ka bërë përmirësime të dukshme në motor, duke i rritur fuqinë, efikasitetin e madje edhe luksin gjatë ngasjes.
Bëhet fjalë për versionin 4Matic, “raketën” që bën tërheqje me të katër rrotat falë ndërruesit automatik me nëntë shpejtësi, kurse shpejtësinë nga 0-100 e arrin për fiks tre sekonda. E kur flasim për shpejtësinë maksimale, kjo “bishë” lëviz deri në 300 kilometra në orë.
Rrotat prej 21 inç e bëjnë më të sigurt gjatë ngasjes, e enterieri e bën çdo shofer të ketë dëshirë ta kaloj ditën brenda tij.
Në Brabus deri më tani nuk e kanë zbuluar çmimin, por kanë bërë të ditur se janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e klientëve. /TV Malisheva