Martin Braithwaite ka shpresa të mëdha për karrierën e tij në Barcelona.
Sulmuesi u transferua në Camp Nou në shkurt pasi klubi katalunas e nënshkroi atë si një zëvendësim urgjent për të dëmtuarit Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.
Kur u pyetën nëse ai dëshiron të bëhet legjendë në Barcelona, danezi pati përgjigje pozitive.
“Po, sigurisht”, ishte fillimisht përgjigja e shkurt e Braithwaite.
Braithwaite u pyet edhe për idhujt e ti sportiv: “Në futboll: Ronaldo Nazario. Jashtë futbollit: Muhamed Ali”.
“E lehtë shoku im. Camp Nou”, ishte përgjigja e danezit u pyet se cili është stadiumi i tij i preferuar.
Danezi ka folur edhe për momentin e tij të preferuar në historinë e Barcelonës.
“Ka shumë. Por, unë e mbaj mend qartë barazimin e Andres Iniesta kundër Chelsea në 2009”.
Kur u pyetën se kush është lojtari më i shpejtë te Barcelona , sulmuesi ishte i sigurt në përgjigjen e tij. “Ju po flisni me të”, përfundoi ai. /Tv Malisheva