Një e dyshuar femërnga Kosova është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të PK-së.

Po ashtu, policia ka njoftuar se rasti kishte ndodhur me datë 04 të këtij muaji, ndërkaq arrestimi u bë dje.

“Prishtinë 04.07.2021 – 19:00.  Me  13.07.2021 është arrestuar e dyshuara femër nga Kosova pasi që e njëjta ka braktisur fëmijën e saj”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit e dyshuara  është dërguar në mbajtje./TV Malisheva

Share.