Pep Guardiola do të ishte njeriu i zgjedhur nga Federata e Futbollit të Brazilit për të marrë drejtimin e kësaj kombëtareje pas Kupës së Botës në Katar, duke marrë zëvendësuar trajnerin aktual Tite.

Thashethemet qarkullojnë prej disa kohësh në botën e futbollit, por janë rihapur pas zgjedhjes së presidentit të ri të kësaj federate, Ednaldo Rodrigues, i cili do të donte të vinte bast për një trajner të huaj. Me kontratën e tij që skadon në vitin 2023 me Cityn, Guardiola është një profil perfekt për Brazilin.

Dëshira për të provuar një përvojë si trajner në karrierë Guardiola nuk e ka mohuar asnjëherë një mundësi të tillë, por “Marca” shkon më tej duke cituar edhe detajet e ofertës së supozuar që vjen nga Brazili. Kontratë 4-vjeçare, deri në Kupën e Botës në SHBA-Kanada-Meksikë në vitin 2026 me 12 milionë euro neto në sezon. Dhjetë më pak se angazhimi aktual me Cityn.

Gushtin e kaluar Guardiola ishte i qartë se ideja e tij është që në të ardhmen e afër ta drejtojë një kombëtare.

“Nëse ka një shans, hapi im i ardhshëm në karrierë do të jetë të drejtoj një ekip kombëtare. Pas kaq shumë vitesh në City kam nevojë për një pushim. Më duhet të ndalem, të shikoj dhe të mësoj. dhe ndoshta drejtimi i një kombëtareje është rruga që mund të marr”, kishe deklaruar muaj më parë Pep Guardiola.

/TV Malisheva

Share.