Këngëtarja shqiptare, Greta Koçi,dje  (e diel) kremton ditëlindjen e 30-të.

E lindur më 26 shtator të vitit 1991, artistja e mirënjohur gjatë këtyre viteve karrierë muzikore solli projekte e bashkëpunime mjaft të suksesshme.

Derisa po feston një vit më shumë, e njëjta ka bërë një organizim në një nga bujtinat në Shqipëri.

“Është ditëlindja ime”, ka shkruar ajo në postimin e publikuar në rrjete sociale, saktësisht Instagram.

Krijuesja e hitit “Lum kush m’ka” është përkujdesur që të duket elegante dhe në formë të mirë.

Në këtë festë nuk mungoi as një dekorim i veçantë në rozë e surpriza të shumta nga miqtë dhe të ftuarit.

Krahas punës së madhe dhe përkushtimit në muzikë, Greta po vazhdon të jetë beqare. /TV Malisheva

 

 

 

Share.