Në familjen e futbollistit Cristiano Ronaldo, atmosfera e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri ka mbërritur!
Ka qenë partnerja e tij, Georgina Rodriguez, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa pamje të realizuara brenda rezidencës së tyre luksoze.
Teksa ka zbuluar atmosferën festive që po mbizotëron në shtëpinë e tyre, Georgina ka treguar edhe se aktualisht e gjithë familja po qëndrojnë të bashkuar dhe të lumtur së bashku.
Familja duket se ka zgjedhur dekorime të thjeshta për fundvit, nisur nga bredhi i cili është i stolisur nën ngjyrat bardhë dhe e artë.
Në një kënd të shtëpisë është vendosur një babadimër i veshur në të bardha, dhe i ulur në karrigen e tij.
Dekoret përfundojnë me disa dordolecë, drenusha dhe pemë të bardha, të cilat janë vendosur në qoshin tjetër të shtëpisë.
“Natën e mirë”, shkroi Georgina Rodriguez në mbishkrimin e imazheve, përmes së cilave prezantoi me ndjekësit ambientet e dekoruara të familjes së saj dhe Cristianos për fundvit. /TV Malisheva