Atmosfera e festave te fundvitit ka mberritur edhe ne shtepine e Alban Skenderajt dhe Miriam Canit.
Ishte Miriami ajo e cila ndau me ndjekesit e saj ne ‘Instagram’ videon me te bukur dhe me te embel familjare.
Ne videon e publikuar shfaqen fillimisht momentet e saj, te dy femijeve dhe Albanit.
Albani,Miriami, Ameli dhe Duami shfaqen disa here duke u perqafuar, puthur ose duke rregulluar pemen.
Cifti i njohur i showbiz-it ka krijuar nje atmosfere shume magjike dhe te ngrohte, me shume zbukurime festash, me zjarrin e ndezur ne oxhak dhe me shume drita.
Krahas videos Miriami shkruan: “Festat po afrojne dhe midis kesaj atmosfere te bukur kemi deshire qe ne keto kohe te veshtira te ndajme me ju sa me shume pozitivtet.”
Shume prej personazheve te njohur i kane sjelle festat qe ne mes te muajit nentor. Ata kane filluar me pergatitjet shume me heret per shkak se ky vit ishte i veshtire dhe te gjithe duan ta ndiejne me heret atmosferen e festave. /TV Malisheva