Dje ka qenë  dita e parë në Britaninë e Madhe që nga marsi 2020, në të cilën nuk kishte vdekje në mesin e pacientëve që dolën pozitivë 28 ditë më parë.

Numri i të infektuarve të ri në 24 orët e fundit është më i ulët se një ditë më parë – 3.165 krahasuar me 3.383 të konfirmuar të hënën, raporton BBC.

Këto të dhëna u botuan në një kohë shqetësimi në rritje për një rritje të vogël të numrit të njerëzve të infektuar me variantin indian të kurorës.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock deklaroi se “vendi do të jetë i kënaqur” kur të mësojë nga këto informacione dhe tha se është e qartë që vaksinimi jep rezultate./TV Malisheva 

Share.