Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba kanë zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike, njofton Sky News.
Truss tha se Londra zyrtare dhe aleatët e saj do të rrisin presionin ekonomik mbi regjimin e presidentit rus Vladimir Putin.
Diskutimet Truss-Kuleba vijnë mes raporteve se aleatët perëndimorë po shqyrtojnë nëse Rusia duhet të mbetet në grupin G20 të ekonomive kryesore.
G20 është një platformë kyçe për koordinimin e përgjigjeve ndaj çështjeve, duke përfshirë ndryshimet klimatike.
/TV Malisheva