Britania nuk do të paguajë për produktet ruse si gazi në rubla, dhe qeveria është në kontakt me kompanitë vendase për të zgjidhur çështjen dhe ndikimin që mund të ketë në industri dhe prodhues në të gjithë Evropën, tha sot një zëdhënës i kryeministrit Boris Johnson.
“Ministri i Biznesit Kwasi Kwarteng, në bashkëpunim me kolegët e tij, e ka bërë të qartë se nuk do të paguajë në rubla”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Johnson, raporton Reuters.
Ai shtoi se ministria është në kontakt me të gjitha kompanitë britanike, të cilat shqetësohen për këtë problem.
/TV Malisheva