Gjatë 24 orëve të kaluara, në Britaninë e Madhe janë shënuar 229 viktima të koronavirusit. Kështu, shifra e përgjithshme e të vdekurve në këtë shtet shkoi në 28,661.
Në Angli u raportuan 204 raste fatale nëpër spitale, në Skoci pesë vdekje, në Uells 14 dhe në Irlandën Veriore gjashtë, shkruan “Daily Mail”.
Pavarësisht rënies së numrit të rasteve të reja, kryeministri Boris Johnson bëri thirrje që njerëzit të mos lirohen shumë nga largimi i masave për shkak të rrezikut nga një valë e dytë e infeksioneve.
Ministrat britanikë kanë deklaruar se janë duke u përpjekur që të sigurojnë sa më shumë maska në kohën kur qeveria po planifikon t’i largojë disa masa kufizuese.
Sidoqoftë, sindikatat e punëtorëve të hekurudhave kanë thënë se është vendim i pamatur që të rihapet rrjeti i transportit publik njëkohësisht me lehtësimin e masave të tjera të izolimit.
Shifra më e lartë ditore e të vdekurve nga koronavirusi në Britani ishte shënuar më 22 prill, kur për 24 orë ishin konfirmuar 1,172 viktima.Mbretëria e Bashkuara është një ndër shtetet më të prekura nga Covid-19 në Evropë, së bashku me Italinë, Spanjën, Francën dhe Gjermaninë./ Tv Malisheva