Kieron McArdle (50), një britanik i cili u gjobit vitin e kaluar për shkelje të masave epidemiologjike, vendosi të kërkonte një rimbursim pasi u zbulua se edhe kryeministri britanik Boris Johnson kishte shkelur masat.

Në një intervistë për mediat, McArdle tha se është dënuar për shkak se e kanë vizituar dy shokë, me të cilët ka biseduar për rreth një orë në kopsht.

“Miqtë e ndjenin se isha i sëmurë mendor dhe kisha nevojë për mbështetje, më vizituan dhe biseduam për një kohë. Ne mbajtëm distancë gjatë gjithë kohës, qëllimi i shoqërimit ishte të më gëzonin. Shoku im vdiq në fillim të pandemisë, asnjë prej nesh mund të merrnim pjesë në funeralin e tij për shkak të masave epidemiologjike – ne ndoqëm të gjitha rregullat,” tha McArdle.

Ai shtoi se e gjithë kjo kishte pasoja në psikikën e tij dhe se të njëjtat rregulla duhet të vlejnë për të gjithë qytetarët. Ai më pas tha se i njëjti rregull zbatohej për kryeministrin britanik Boris Johnson.

“Përveç faktit që ai duhet të jep dorëheqjen – sigurisht që duhet të paguajë gjobën. Veprimet e tij janë një fyerje për të gjithë britanikët”, tha McArdle, duke shtuar se pret anulimin e gjobës që ka paguar në mars 2021.

Johnson kërkoi falje për mbajtjen e një feste në kopshtin e tij gjatë një bllokimi në Britani.

Kujtojmë, Johnson ka qenë shënjestër e kritikave publike ditët e fundit për pjesëmarrjen në një festë më të madhe të mbajtur në kopshtin e zyrës së tij gjatë bllokimit të tij të parë në Britani./TV Malisheva

Share.