Ajo që një kohë është përfshirë në një betejë ligjore me babanë e saj.

Por Britney Spears duket se nuk po lejon që kjo të ndikojë në jetën e saj, pasi ylli i muzikës pop të martën tregoi me shumë entuziazëm se ka shijuar tejet shumë verën.

“Kjo verë ka qenë shumë argëtuese për mua”, filloi krijuesja e hitit “Toxic” në fjalimin e saj para kamerës.

Britney vazhdoi, “Kam mësuar kaq shumë, kam qeshur aq shumë, kam notuar aq shumë”.

“Por gjëja më e rëndësishme që kam mësuar është se jeta ka kaq shumë dhurata spontane në çdo moment”.

“Ndonjëherë duhet të mësojmë si të ngadalësojmë dhe si t’i përqafojmë të gjithë”.

Këngëtarja e “Baby One More Time” përfundoi, “Sidoqoftë, shpresoj që vera juaj të ishte aq e mirë sa e imja, dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve”.

Artistja amerikane që një kohë ka qenë e izoluar me të dashurin e saj, Sam Asghari, me të cilin ka krijuar një romancë të fuqishme që disa vite.

Ajo po ashtu kaloi kohë të mirë edhe me dy djemtë e saj: Sean Preston dhe Jayden James, aktualisht të dy 14 vjeçë, që i ndan me ish-burrin Kevin Federline. /TV Malisheva

Share.