Avokati i Britney Spears i ka kërkuar gjykatësit përgjegjës për çështjen e kujdestarisë që ta heqë babanë e saj, Jamie Spears, si kujdestarin ligjor të këngëtares.
Kërkesa ka ardhur në formë peticioni, të cilin avokati Samuel D. Ingham III e ka ngritur në Gjykatën e Lartë në Los Angeles.
Babai i Britneyt ka qenë kujdestar ligjor i 39-vjeçares dhe pronës së saj që nga viti 2008, ndërsa Jodi Montgomery ka pasur kujdestari të përkohshme ndaj këngëtares kur babai i saj u tërhoq nga pozita në shtator 2019 për arsye shëndetësore.