Kryeministrja Ana Brnabiq tha se vendimet e fundit të qeverisë së Kosovës për dokumentet personale dhe riregjistrimin e veturave e vendosin Serbinë në një situatë komplekse, veçanërisht serbët në Kosovë.

“Thelbi është ngacmimi i vazhdueshëm i serbëve, provokimet dhe terrori i vazhdueshëm ndaj serbëve dhe askush nuk bën asgjë për këtë, ata bëjnë një deklaratë që mund të jetë verbalisht më e ashpër ose më pak e ashpër, por në praktikë nuk do të thotë asgjë”, tha Brnabiq.
/TV Malisheva

Share.